Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta në Ukrainë shembi Bursën e Sofjes

Foto: bse-sofia.bg

Paniku përfshiu tregun bullgar të kapitalit. Indeksi i bursës SOFIX më 7 mars pas 1 ore tregtimi ra me 7,16 për qind në 533,29 pikë, që është niveli më i ulët në 9 muaj, njofton investor.bg. U tejkaluar rënia e mëparshme më e ulët nga 11 janari 2021, kur SOFIX ra në 650.71 pikë.

Në pritje të një ndalimi të mundshëm të BE-së për importet e naftës ruse, bursat evropiane u hapën në territorin e kuq të errët.

Sanksionet dhe lufta ndikojnë në mënyrë të paparashikueshme në ekonomi. Mund të them vetëm me guxim se ato do të stimulojnë tranzicionin energjetik të Evropës, komentoi Ministri i Inovacionit dhe Rritjes Daniell Lorer në një forum ekonomik në Varna. Sipas tij, pezullimi i gazit rus do të jetë instrumenti i fundit i sanksioneve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Polina Karastojanova

Industria e turizmit pret një sezon veror të frytshëm dhe është gati për euron

Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..

botuar më 25-05-16 12.01.MD
Zheço Stankov

Zheço Stankov: Duhet të paguajmë mbi 4 miliardë leva për të ndërprerë kontratën me “Botash”

Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..

botuar më 25-05-15 4.39.MD

Shtyrja e tregut të lirë të energjisë elektrike për familjet – cilat do të jenë efektet për bullgarët?

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin ndërmarrjet kanë marrë pjesë prej vitesh, po shtyhet. Të paktën për tani.  Reforma duhej të..

botuar më 25-05-14 7.00.PD