Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë. Civilët u evakuuan nga qyteti Sum me autobusë në drejtim të Poltavës. Por në Mariupolin e rrethuar, evakuimi dhe shpërndarja e ushqimit dhe ilaçeve dështoi pas një sulmi nga forcat ruse, raportoi agjencia UNIAN.
Korridoret humanitare u diskutuan edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të viktimave civile. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Rusisë që të lejojë kalimin e sigurt të civilëve në qytetet e rrethuara të Ukrainës dhe të dërgojë ndihma në zonat e luftimit.
“Rusia ofron korridore humanitare drejt Rusisë. Nuk mendoj se ka shumë ukrainas që duan azil në Rusi. Kjo është hipokrizi”, tha Nicolas De Riviere, Ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara.
Më shumë se 1 700 000 ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre që nga fillimi i luftës, transmetoi agjencia e OKB-së për refugjatët. Bullgaria ka pranuar më shumë se 38 000 refugjatë, rreth 21 000 prej tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë në vend.
Bullgaria mbështet sanksionet kundër Rusisë si një mjet për të ndaluar pushtimin e Ukrainës, por ndoshta do të kërkojë një përjashtim nga ndalimi i importeve të gazit natyror dhe naftës rus nëse një propozim i tillë i paraqitet BE-së, tha kryeministri Kiril Petkov për REUTERS.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..