Viktoria Tomova përballoi kualifikueset e turneut të tenisit të serisë "Masters" në Kaliforni, pas fitores 6:4 dhe 6:1 ndaj Astra Sharma nga Australia. Ndeshja zgjati 63 minuta dhe Tomova nuk i la asnjë shans rivales së saj, e cila është e 96-ta në renditjen botërore të tenisteve.
Për herë të parë në karrierën e saj, bullgarja, e cila është e 111-ta në renditjen botërore, do të luajë në skemën kryesore të serisë WTA 1000. Në raundin e parë Tomova do të përballet me përfaqësuesen amerikane Claire Liu, e cila ka marrë “wild card”. 21-vjeçarja Liu është e 87-ta në renditjen botërore.
Tek meshkujt Grigor Dimitrov do të luajë kundër përfaqësuesit të nikoqirëve Tommy Paul.Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy medalje të tjera për Bullgarinë në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Burgas, njoftoi..
Bullgaria fitoi dy medalje argjendi nga Kupa Botërore e Boksit në Varshavë. Nënkampionia evropiane Zllatisllava Çukanova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 51 kg për femra pas një ndeshjeje me të pestën nga Lojërat në Paris - Pila Kajvo-Oja..
Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike, e cila po zhvillohet në Burgas (Bullgaria Juglindore). Në..