Nënpresidentja Ilijana Jotova i bëri thirrje qeverisë që deri në mes të marsit të hartojë një plan kombëtar për përballimin e krizave aktuale. Në Panairin e Plovdivit ajo mori pjesë në hapjen e një forumi për bujqësi moderne, verë, ushqim dhe pajisje.
Sipas Nënpresidentes, plani duhet të zhvillohet në tre drejtime: "garantimi i sigurisë së qytetarëve bullgarë në kontekstin e thellimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, veprime për përballimin e fluksit të refugjatëve, masa për të ndihmuar qytetarët bullgarë dhe ekonominë bullgare në kushtet e inflacionit galopant dhe të rritjes së çmimeve.
Ilijana Jotova tha gjithashtu se në takimin jozyrtar të liderëve evropianë në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov duhet të kërkojë rishikimin e marrëveshjes së gjelbër dhe zgjatjen e afatit të funksionimit të termocentraleve për të zbutur ndikimin e krizës së thelluar në sektorin e energjetikës.Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor tentoi sot për të dhjetën herë të zgjedhë kryetarin. PP-DB përsëri propozoi Atanas Atanasov për kryetar të Kuvendit Popullor, nga "Vëzrazhdane" - Petër Petrov, nga "BSP - E majta e bashkuar" - Natalija..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e një teksti të ligjit bazë, sipas të cilit përbërja aktuale e Këshillit të Lartë Gjyqësor mund të zgjedhë Prokurorin e..
Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me këtë rast..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..