Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar /FMN/ ka miratuar 1.4 miliardë dollarë fonde emergjente për Ukrainën. Fondet do t'i lejojnë vendit të plotësojë nevojat urgjente të bilancit të pagesave, të cilat rrjedhin nga efektet e luftës në vazhdim. Sipas Kristalina Georgievës, kryetare e FMN-së, pushtimi rus do të çojë në një recesion të thellë këtë vit.
Veprimet ushtarake në Ukrainë po vazhdojnë tashmë 15 ditë dhe luftimet rreth kryeqytetit Kiev po intensifikohen. Pak pas mesnate u njoftua për goditje në zona të banuara dhe mbi një tubacion gazi në qytetin Ohtirka të rajonit të Sumit, njoftohet edhe për njerëz të vdekur. Një spital për nëna dhe fëmijë u shkatërrua nga granatimet e djeshme të Mariupolit, ka informacione për të paktën 17 persona të plagosur. Nuk ka njoftime për vdekje. Sulmi shkaktoi zemërim në të gjithë Evropën dhe u dënua nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe organizatat humanitare, duke përfshirë “Mjekët pa Kufij”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti sulmin "të tmerrshëm" dhe bëri thirrje që "kjo dhunë e pakuptimtë të ndalet". Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe ka bërë thirrje për sanksione edhe më të ashpra ndaj Moskës.
Sot, në Turqi, Ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe Rusisë, Dmitri Kuleba dhe Sergei Lavrov do të negociojnë kushtet e ndërprerjes së armiqësive.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..