Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar /FMN/ ka miratuar 1.4 miliardë dollarë fonde emergjente për Ukrainën. Fondet do t'i lejojnë vendit të plotësojë nevojat urgjente të bilancit të pagesave, të cilat rrjedhin nga efektet e luftës në vazhdim. Sipas Kristalina Georgievës, kryetare e FMN-së, pushtimi rus do të çojë në një recesion të thellë këtë vit.
Veprimet ushtarake në Ukrainë po vazhdojnë tashmë 15 ditë dhe luftimet rreth kryeqytetit Kiev po intensifikohen. Pak pas mesnate u njoftua për goditje në zona të banuara dhe mbi një tubacion gazi në qytetin Ohtirka të rajonit të Sumit, njoftohet edhe për njerëz të vdekur. Një spital për nëna dhe fëmijë u shkatërrua nga granatimet e djeshme të Mariupolit, ka informacione për të paktën 17 persona të plagosur. Nuk ka njoftime për vdekje. Sulmi shkaktoi zemërim në të gjithë Evropën dhe u dënua nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe organizatat humanitare, duke përfshirë “Mjekët pa Kufij”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti sulmin "të tmerrshëm" dhe bëri thirrje që "kjo dhunë e pakuptimtë të ndalet". Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe ka bërë thirrje për sanksione edhe më të ashpra ndaj Moskës.
Sot, në Turqi, Ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe Rusisë, Dmitri Kuleba dhe Sergei Lavrov do të negociojnë kushtet e ndërprerjes së armiqësive.Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..