Në kontekstin e valës së refugjatëve dhe tre viteve të vështira lidhur me pasojat e pandemisë dhe me luftën në Ukrainë, shteti bullgar po diskuton në mënyrë aktive masat për mbështetjen e turizmit në muajt e ardhshëm.
Sipas të dhënave të cituara nga ministri i turizmit Hristo Prodanov, rreth 350-400 mijë turistë të organizuar nga Rusia nuk do të vijnë në Bullgari. Në këtë lidhje, agjencia jonë e turizmit synon t'i ridrejtojë fondet e parashikuara për reklamë në tregjet e Ukrainës dhe të Rusisë në vendet fqinje - Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Serbia. Aktualisht po shqyrtohen dhe mënyrat për tërheqjen e turistëve nga Gjermania dhe vendet e tjera, që do të kompensojë humbjen e atyre që u gjendën në situatë lufte.
Në lidhje me valën paprecedentë të refugjatëve që përfshiu dhe Bullgarinë, kryetari i Komisionit të Turizmit pranë Kuvendit Popullor doktori Ilin Dimitrov tha se qytetarët ukrainas në vendin tonë do të marrin status sipas procedurës së përshpejtuar deri në një muaj për të qëndruar dhe punuar në vendin tonë. Kurse hotelierët që i strehojnë refugjatët ukrainas në bazat e tyre do të marrin ndihmë shtetërore prej 40 levave /rreth 20 euro/ për një refugjat në ditë qëndrimi. Qëllimi është që Bullgaria të mund tu ndihmojë njerëzve më të pambrojtur që ikin nga lufta, duke i mbuluar shpenzimet e tyre për ushqim dhe strehim, dhe jo ndokush të fitojë, meqenëse kjo është një çështje morale, nënvizuan pjesëmarrësit në mbledhjen e rregullt para dy ditësh të Komisionit të Turizmit pranë Kuvendit Popullor. Por, që të shmangen shpërdorime eventuale me ndihmat, është e domosdoshme që refugjatët të jenë të regjistruar tek ne.
Nga ana e tij, shteti do të ndjekë në mënyrë të përpiktë për harxhimin ekonomik dhe transparent të parave të taksapaguesve bullgarë dhe evropianë.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: photo.unian.info
Sakar, një nga malet më misterioze dhe pak të njohura në vendin tonë, po bëhet ngadalë por me siguri një destinacion i ri për turizëm të qëndrueshëm. Rajoni, i vendosur midis Rodopeve Lindore dhe Stranxhës, ishte larg flukseve turistike për..
Vendpushimi Pamporovo në Rodopet premton emocione dhe aventura të paharrueshme gjatë muajve të ngrohtë. Sezoni i ri hapet më 20 qershor. Edhe këtë verë, adhuruesit e pushimit aktiv do të rrisin adrenalinën e tyre në Parkun Aventuror..
Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene. Çdokush që vjen këtu mbetet i habitur, sepse pamja është shumë e pazakontë për shumicën e fshatrave..