Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vera 2025 në Pamporovo – teleferik i ri alpin, litar slackline, çiklizëm dhe klimatoterapi

Foto: pamporovo.me

Vendpushimi Pamporovo në Rodopet premton emocione dhe aventura të paharrueshme gjatë muajve të ngrohtë. Sezoni i ri hapet më 20 qershor. Edhe këtë verë, adhuruesit e pushimit aktiv do të rrisin adrenalinën e tyre në Parkun Aventuror "Penda", ku, pranë jastëkut të ajrit për kërcime, do të hapet një atraksion i ri – një teleferik alpin 350 metra i gjatë. Parku ofron një kombinim aktivitetesh sportive – kopsht litarësh, teleferik për fëmijë, slackline (ecje mbi një shirit elastik për ruajtjen e ekuilibrit), zonë fitnesi, kënd lojërash, pistë familjare për biçikleta, shtigje pyjore për vrapim, peshkim dhe hapësira për relaks.

Çiklistë nga Bullgaria dhe nga jashtë vendit do të përshkojnë sërish Parkun e  Çiklizmit Pamporovo – një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, me mbi 80 kilometra pista. Kalendari sportiv i pushimores përfshin edhe garën spektakolare “Pamporovo Bike Fest” në fund të korrikut, e cila çdo vit mbledh çiklistë malorë të nivelit të lartë. Në dispozicion të turistëve janë edhe teleferikët që lidhin resortin me majën Snezhanka. Gjatë muajve të ngrohtë, teleferiku do të transportojë pushues që dëshirojnë të ngjiten në pjesët e larta të malit për freski dhe shëtitje në ajrin e pastër kristal.

Pritjet janë për një sezon të fortë veror me turistë kryesisht bullgarë, dhe 80% prej tyre pritet të mbërrijnë pa ndërmjetësimin e agjencive turistike. Parashikimet janë gjithashtu për një rritje të vizitorëve nga Rumania, Turqia dhe Greqia - një trend i parë tashmë dimrin e kaluar. Ekziston gjithashtu një interes i fortë për itineraret e përditshme verore të ecjes të udhëhequra nga ciceronë malorë, me gjatësi dhe nivele vështirësie të ndryshme - nga 30 minuta deri në 8 orë.

Në muajt e ardhshëm, vendpushimi Pamporovo do t’i japë rëndësi edhe turizmit shëndetësor, ndërsa në fund të qershorit do të jetë mikpritës i një konference shkencore lidhur me trajtimin e klimës, njofton BTA. Turistët mund të shijojnë dy hotele me pesë yje, të cilat ofrojnë programe mjekësore gjatë gjithë vitit të përqendruara në trajtimin klimatik, terapitë antistres dhe rehabilitimin. Mikroklima lokale me përqendrime të larta të fitoncideve dhe joneve negative kontribuon në efektivitetin e procedurave.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: pamporovo.me 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD

Turistë nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ngjisin majën Cërnook

Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..

botuar më 25-08-08 12.07.MD

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD