Udhëtime në kohë dhe në hapësirë me shpejtësinë e dritës dhe me imagjinatën tonë - këtë e ofrojnë planetariumet në Bullgari. Më i madhi tek ne gjendet në qytetin Smoljan. Ai hap dyer për herë të parë gjatë vitit 1975. Është i pajisur me një sallë të rrumbullakët me yje dhe me një tavan në formë kupole, i cili rikrijon një kopje të saktë të qiellit të vërtetë me yje.
Për këtë qëllim përdoret një teknologji e posaçme, përmes së cilës rikrijohet lëvizja e trupave qiellore në Sistemin Djellor.
Salla e yjeve në planetariumin në kryeqytetin tonë detar Varna është me një kapacitet prej 80 vendeve dhe është i pajisur me të ashtuquajturin “Lavjerrës i Fukosë”, që është i vetmi në Ballkan.Disa janë planetariumet në Bullgari. Përveç në qytetin Smoljan dhe në Varna do të gjeni të tilla dhe në qytetet Dimitrovgrad, Jamboll, Stara Zagora dhe Gabrovo. Kurse në kompleksin “Kamçia” në afërsi të Varnës punon dhe një planetarium i ri digjital. Përveç kësaj, një planetarium digjital ekziston që nga viti 2015 dhe në qytetin Plovdiv, mësojmë nga reportazhi i Desisllava Semkovës, i përfshirë në koleksionin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..