Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin për BNR e pranoi drejtori i përgjithshëm Milen Mitev. Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve dorëzon çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit që nga viti 1996. Për herë të parë, BNR u vlerësua nga Shoqata në vitin 2020 në kategorinë “partneriteti më i mirë mediatik”, dhe kjo është njohja e pestë radhazi për BNR-në. Si partner i Shoqatës, BNR pasqyron sistematikisht gjithçka që lidhet me turizmin dhe zhvillimin e tij.
Nëndëspresidentja Ilijana Jotova ishte e ftuara zyrtare në ceremoninë vjetore të Shoqatës Bullgare të Hoteleve dhe Restoranteve, njoftoi BTA. Në mirëseardhjen për të pranishmit, ajo theksoi nevojën e lidhjes së shërbimit turistik me më shumë histori dhe kulturë. “Shpresoj të kemi mrekullinë e Krishtlindjes – të kemi një qeveri të qëndrueshme, institucione të qëndrueshme – theksoi nënpresidentja. “Më në fund, le të bëjmë një strategji të përbashkët, nga e cila do të ketë vetëm një shpërblim dhe ai është që Bullgaria të fitojë”.
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..