Qindra shtetasve maqedonas, të cilët kanë edhe shtetësi bullgare, u është ndaluar herën e radhës hyrja në Maqedoninë Veriore me makinat e tyre të regjistruara në Bullgari, paralajmëroi lideri i partisë Bashkimi Demokratik Civil, Petër Kolev.
"Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe kapitalit është në themelin e BE-së, por jo në Maqedoninë Veriore," tha Kolev. Mes të prekurve janë edhe ata që punojnë në kompanitë bullgare të cilët nuk mund të hyjnë në vend me makinat e tyre zyrtare. Shpjegimet për shkeljet doganore janë të sajuara dhe askush nuk ka marrë një dokument zyrtar me shkrim se pse nuk mund të hyjë në Maqedoninë Veriore, tha Kolev. Ai i këshilloi viktimat të japin sinjale në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Shkup.Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..