Sot Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Sofronit të Vracës - peshkopi i Vracës dhe iluminist i shquar, vazhduesi i misionit arsimor të Paisij Hilendarskit.
Në qytetin Vraca, festa e shenjtorit – patronit qiellor të dioqezës, u kremtua në kishën e lashtë “Ngjitja e Shenjtë”, pjesë e kompleksit të Rilindjes “Shën Sofroni i Vracës”, me një liturgji të shenjtëruar, të udhëhequr nga Mitropoliti i Vracës Gregori. Më pas, pranë Monumentit të Shën Sofronit të Vracës në qendër të qytetit, një festë mbarëqytetase mblodhi përfaqësues të institucioneve të ndryshme, figura publike, mësues dhe nxënës, mes të cilëve maturantë të shkollës fillore më të vjetër të qytetit “Shën Sofroni i Vracës”.
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..