Raundi i katërt i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet më 15 mars, raportoi AFP. “Ne po bëjmë një pushim teknik deri nesër për të bërë punë shtesë në nëngrupet e punës dhe për të sqaruar terma të caktuar”, shkroi në Twitter Mihajllo Podoljak, negociator dhe këshilltar i Vollodimir Zelenskijt. Më herët sot, presidenti ukrainas tha në një fjalim video se bisedimet me Moskën ecën vështirë. “Ne duhet të mbrojmë pozitat tona dhe të luftojmë për të arritur paqen me garanci për sigurinë e vendit dhe popullit tonë”, tha ai. Sipas Zelenskij, përgatitja për një takim mes tij dhe Presidentit rus Vlladimir Putin është një detyrë kyçe. Mes bisedimeve për armëpushim, Ukraina dhe Rusia i drejtuan akuza të ndërsjella për shkaktimin e vdekjeve të civilëve me sulmet në Kiev dhe Doneck.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..