Vitin e kaluar, 8488 persona me origjinë bullgare u bënë shtetas bullgarë. 5940 persona të tjerë morën dokumente bullgare në bazë të një prindi bullgar, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova.
Me natyralizim bullgarë u bënë 719 persona. Shumica e qytetarëve të rinj janë nga Maqedonia e Veriut - 7696. Ata nga Ukraina janë 1547 persona ose rreth 1/10. Rusët që u bënë shtetas bullgarë janë 479.
Ndër shtetasit e rinj bullgarë janë 1269 persona nga Shqipëria, 1145 nga Turqia, 1127 nga Moldavia dhe 1053 nga Serbia. 1926 persona rifituan nënshtetësinë dhe 188 u privuan.
2988 personave iu refuzua shtetësia.
Në vitin 2020 nënshtetësinë bullgare e morën 16 709 persona, pra dy herë më shumë se në vitin 2019, kur ishin 8 887.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..