Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon evakuimi i civilëve nga lufta në Ukrainë

Foto: photo.unian.info

Disa qytetarë bullgarë nga Berdjansk u evakuuan përtej vijës së frontit. Evakuimi ishte shumë i vështirë, por i suksesshëm, tha për bTV Anton Markov, kreu i Qendrës Urgjente në Ministrinë e Jashtme.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në kuadrin e 24 orëve rreth 20 000 civilë kanë arritur të largohen nga Mariopuli i rrethuar, por nuk ka asnjë informacion nëse ndër ta ka nga bullgarët e shumtë etnikë që jetojnë në qytetin port.

Konsulli bullgar në Bukuresht, Ivajllo Marinov, i tha BNT se trenat nga Ukraina që transportojnë refugjatë lufte po vazhdojnë të mbërrijnë. Për momentin nuk ka asnjë bullgar që pret në kufi. Ukrainasit që shpërngulen në Bullgari kanë të afërm në vend, por ka edhe azilkërkues. Konsulli rekomandoi që vullnetarët që dëshirojnë të ndihmojnë refugjatët fillimisht të kontaktojnë Qendrën Emergjente në Ministrinë e Jashtme dhe të presin në kufirin bullgar.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se bisedimet e paqes me Rusinë duken më realiste, por duhet ende kohë për të arritur një përparim. Negociatat do të vazhdojnë më 16 mars. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të vizitojë Moskën gjatë ditës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD