Mbrojtja dhe sovraniteti i Bullgarisë mund të garantohen vetëm përmes NATO-s. Këtë e deklaroi para Nova Tv ish-Ministrja e Jashtme Nadezhda Nejnski. Sipas saj, mbyllja e qiejve mbi Ukrainën dhe dërgimi i luftëtarëve polakë do të thotë se NATO-ja do të hyjë në luftë me Rusinë.
Përsa i përket furnizimit me impiante të mbrojtjes ajrore, ish-Ministrja e Jashtme është e mendimit se ato mund të kenë një efekt të mirë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore janë ndër pikat kryesore të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po bën turne në Evropën Lindore. Në televizion, ish-Ministri bullgar i Mbrojtjes Angell Najdenov shpjegoi se gjatë vizitës së Lloyd Austin në Bullgari, ndoshta do të bëhet fjalë që vendi ynë t'i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Gjithashtu do të diskutohet vendosja e komponentëve të tokës në territorin tonë. Naidenov shprehu qëndrimin se vendi ynë duhet të kërkojë gjithçka që parashikojnë aleatët tanë të NATO-s në aspektin e mbrojtjes. Të njëjtin mendim shprehu edhe gjenerali Anju Angellov, Ministër i Mbrojtjes i qeverisë së parë të GERB-it, sipas të cilit Bullgaria dhe Rumania kanë një plan të përbashkët mbrojtës dhe është koha për të kaluar në fazën e parë.
Ndërkaq, para Nova TV, bashkëkombësi ynë Daniell Benatov, pedagog në Universitetin Teknik të Kievit, i cili aktualisht ndodhet në një fshat afër kufirit me Poloninë, tha se tërë natën mbi Kiev ka pasur gjuajtje me raketa, të lëshuara kryesisht nga Bjellorusia, me instalime artilerie, si dhe me avionë.Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..
Policët dhe personeli ushtarak rumun kanë punuar si mercenarë në Kongo Sipas një raporti nga Ministria e Brendshme e Rumanisë, 11 nga punonjësit e saj kanë punuar si mercenarë në Kongo ndërsa kanë qenë me pushime mjekësore, raportoi..
Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së..
“Roli juaj në zhvillimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara është thelbësor. Është një nder për mua të jem midis jush në këtë..