Mbrojtja dhe sovraniteti i Bullgarisë mund të garantohen vetëm përmes NATO-s. Këtë e deklaroi para Nova Tv ish-Ministrja e Jashtme Nadezhda Nejnski. Sipas saj, mbyllja e qiejve mbi Ukrainën dhe dërgimi i luftëtarëve polakë do të thotë se NATO-ja do të hyjë në luftë me Rusinë.
Përsa i përket furnizimit me impiante të mbrojtjes ajrore, ish-Ministrja e Jashtme është e mendimit se ato mund të kenë një efekt të mirë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore janë ndër pikat kryesore të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po bën turne në Evropën Lindore. Në televizion, ish-Ministri bullgar i Mbrojtjes Angell Najdenov shpjegoi se gjatë vizitës së Lloyd Austin në Bullgari, ndoshta do të bëhet fjalë që vendi ynë t'i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Gjithashtu do të diskutohet vendosja e komponentëve të tokës në territorin tonë. Naidenov shprehu qëndrimin se vendi ynë duhet të kërkojë gjithçka që parashikojnë aleatët tanë të NATO-s në aspektin e mbrojtjes. Të njëjtin mendim shprehu edhe gjenerali Anju Angellov, Ministër i Mbrojtjes i qeverisë së parë të GERB-it, sipas të cilit Bullgaria dhe Rumania kanë një plan të përbashkët mbrojtës dhe është koha për të kaluar në fazën e parë.
Ndërkaq, para Nova TV, bashkëkombësi ynë Daniell Benatov, pedagog në Universitetin Teknik të Kievit, i cili aktualisht ndodhet në një fshat afër kufirit me Poloninë, tha se tërë natën mbi Kiev ka pasur gjuajtje me raketa, të lëshuara kryesisht nga Bjellorusia, me instalime artilerie, si dhe me avionë.Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
“Roli juaj në zhvillimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara është thelbësor. Është një nder për mua të jem midis jush në këtë..