BE dhe NATO janë të bashkuar si kurrë më parë, tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska para ambasadorëve të BE-së dhe NATO-së. Në mëngjesin e punës, Gençovska theksoi se prioritetet e politikës së jashtme të Bullgarisë në kontekstin e ngjarjeve dramatike aktuale mbeten të pandryshuara dhe janë edhe më të vlefshme. Anëtarësimi i Bullgarisë në BE dhe NATO është një zgjedhje civilizuese, bazë e sigurisë kombëtare dhe një garanci e mirëqenies dhe prosperitetit.
Për Ukrainën, Gençovska tha se Bullgaria i është bashkuar përpjekjeve të përbashkëta humanitare të BE-së dhe pritjes së refugjatëve ukrainas.
Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri theksoi se Sofja vazhdon mbështetjen e palëkundur për integrimin e tyre evropian, bazuar në parimin e meritave të tyre.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..