Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhërrëfyesit bullgare dhe rumunë do të njohin turistët me trashëgiminë kulturore të Dobruxhës

Foto: arkiv

Njëzet udhërrëfyes bullgarë dhe rumunë do t'i çojnë turistët në katër itinerare të reja në rajonin ndërkufitar Dobriç-Konstancë. Para kësaj, ata do marrin pjesë në trajnime profesionale në kuadër të një projekti të përbashkët të komunave Dobriç dhe Harshova për zhvillimin e turizmit ndërkufitar, sipas programit "Interreg V-A Rumani-Bullgari 2014-2020", me vlerë 1 410 770 euro.

Në pjesën praktike, guidat do të realizojnë udhëtime turistike në rrugët e reja - "Dobruxha fetare", "Kultura dhe etnitë", "Ushqimi dhe muzika lokale", "Aventurat natyrore njohëse dhe ekstreme". Në procesin e trajnimit, ata do të pasurojnë njohuritë e tyre për trashëgiminë historike dhe kulturore në Dobruxha. Janë planifikuar leksione të ndryshme për legjislacionin në fushën e turizmit në të dyja vendet, psikologjinë e turistëve, dhënien e ndihmës së parë e të tjera.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2024 "la shenjë në histori" për flamingon rozë në vendin tonë

Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..

botuar më 25-01-04 7.30.PD
Kalaja

Vizitori i parë i vitit në Kalanë e Carevecit u prit me dhurata

Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore)  priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend.  Turisti..

botuar më 25-01-01 5.53.MD

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD