1720 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Pothuajse 70 për qind e të sapo infektuarve nuk kanë vaksina. 10.8 për qind e 15 874 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
192 721 janë pacientët aktivë. Për trajtim spitalor u pranuan 196 pacientë të rinj. 82.6 për qind e tyre nuk janë të imunizuar kundër koronavirusit. Në spital u shtruan 2259 pacientë. Në terapi intensive janë 276 persona të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 26 veta me Covid të konfirmuar. 24 prej të vdekurve n nuk kishin vaksina. U shëruan 2751 pacientë.
Të enjten u dha 2444 vaksina.
Në Bashkinë e qytetit Bllagoevgrad që nga 18 marsi u shpall epidemi gripi. Sëmundshmëria është 415 në 10 000 veta. Virusi është nga tipi “A – Kamboxhia”. Më të prekur janë fëmijët në moshë 5 – 14 vjeç.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..