Kushdo që vendos të sigurojë armatime për Ukrainën duhet të jetë në gjendje t’i bëjë ballë shoqërisë dhe të shpjegojë rreziqet. Kështu tha Presidenti Rumen Radev, i cili është për vizitë në qytetin Stara Zagora.
“Detyra jonë kryesore është të parandalojmë që qytetarët tanë dhe termocentrali ynë bërthamor të mos mbeten pa mbrojtje adekuate ajrore. Ju shihni se dronët me ngarkesa po bien në territoret e vendeve fqinje. Nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë në tokën tonë”, shtoi Radev.
Kreu i shtetit kërkoi që pas takimit të ministrit bullgar të mbrojtjes dhe kryeministrit me sekretarin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Lloyd Austin, qeveria të dalë me informacione të qarta për rastin.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..