Shteti është në kolaps, nuk ka vendime reale në asnjë sektor, njerëzit janë të shqetësuar se si do t'i ushqejnë familjet e tyre, si do t'i paguajnë faturat - thonë prodhuesit e patateve nga qyteti Samokov, të cilët protestuan para Ministrisë së Bujqësisë. Shkaku për pakënaqësinë e tyre u bë një rregullore e votuar nga Komisioni Evropian (KE), sipas së cilës prodhuesit e patateve të tryezës nuk do të marrin përkrahje financiare. Vetëm prodhuesit e patateve të nishestes mund të shpresojnë te kjo mbështetje. Kështu, kultivuesit e patateve në vendin tonë në fakt mbeten pa mbështetje në prag të sezonit të ri bujqësor. Ata deklaruan gatishmërinë e tyre për protesta që në mes të shkurtit. “Nuk kemi asgjë për momentin, po luftojmë vit pas viti, ditë pas dite që të mbijetojë prodhimi ynë. Të gjithë jemi rrezikuar nga falimentimi, vetëm më të fortët do të mbijetojnë në këtë sektor, ata që kanë të ardhura anësore - thotë Ekaterina Çollakova, prodhuese e patateve nga Samokovi.
Sipas saj, këto janë probleme të akumuluara prej 15 vitesh në sektorin e bujqësisë, për të cilat shteti nuk ka gjetur zgjidhje. “Ne investojmë punë dhe para në një gropë pa fund. Tani, pas kësaj proteste, unë dhe bashkëshorti im do të vendosim se çfarë të bëjmë, dhe zgjidhja është të shesim gjithçka, të hipim fëmijët në makinë, të shkojmë jashtë vendit dhe të punojmë shumë në një vend të huaj "- thotë Ekaterina Çollakova.
“Që nga viti i ardhshëm nuk do të ketë përkrahje ndaj prodhuesve të patateve, sepse sipas Brukselit ka mbiprodhim të patateve. Por në Bullgari nuk ka mbiprodhim, patatet që shiten në vendin tonë janë kryesisht të importuara. Në fakt, e gjithë sasia e patateve të prodhuara në Bullgari mund të plotësojë nevojat e vetëm një qyteti, si Plovdiv, dhe vetëm për dy muaj. Shpresojmë vetëm në produktet e importuara. Para dy javësh u takuam me Zëvendësministrin Momçill Nekov. Na siguroi se ata duan të punojnë pikërisht me ne - prodhuesit e vërtetë, jo përmes asociacioneve. Patëm një takim edhe me këshilltarin e Presidentit z. Nikollaj Koprinkov, ai i mori për zemër problemet tona, shpresojmë se do të na përkrahë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..