Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po krijon një grup shumëkombësh të NATO-s për mbrojtje

Foto: BGNES

Mbështetja ushtarake për Ukrainën nuk do të jetë e mundur, duke pasur parasysh afërsinë e Bullgarisë, tha Kryeministri Kirill Petkov në një konferencë të sotme në Këshillin e Ministrave pas takimit me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin. Petkov falënderoi Shtetet e Bashkuara për gatishmërinë e tyre për të ofruar një kompani sulmuese për të forcuar grupin luftarak shumëkombësh, nën komandën e Komandantit Suprem të NATO-s për Evropën. Sipas fjalëve të Petkovit, shoqëria bullgare mund të jetë e qetë, sepse si aleate e NATO-s, Bullgaria po rrit mbrojtjen e saj së bashku me vendet e tjera anëtare. Siguria jonë është në mbrojtjen kolektive me NATO-n. Ne jemi NATO-ja, tha Kryeministri.

Duke iu drejtuar mediave, Lloyd Austin siguroi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë për siguri dhe paqe të qëndrueshme. Austin theksoi se krijimi i një grupi luftarak shumëkombësh është një hap shumë i rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht atë, si dhe lidershipin e Bullgarisë në të. Austin theksoi se përmirësimi i gatishmërisë ushtarake dhe ndërveprueshmërisë së Bullgarisë me NATO-n është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi Evropa përballet me një sfidë të madhe sigurie.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD