“Ne dënojmë fuqishëm veprimin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe bombardimet ruse të vendeve civile, duke përfshirë banesat, shkollat, kopshtet dhe spitalet”, tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. Ajo theksoi rëndësinë e sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër regjimit në Moskë, të cilat reduktojnë burimet e agresorit, si dhe nevojën për të luftuar aktivisht dezinformimin rus dhe vazhdimin e kontakteve diplomatike me vendet e treta, duke u fokusuar në Ballkanin Perëndimor. “Bullgaria vlerëson aderimin e vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor në sanksionet e BE-së kundër Federatës Ruse. Ky është një tregues i vlerave evropiane që ndajnë këto vende”, tha Teodora Gençovska në mëngjesin e punës të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me pjesëmarrjen e Ministrit maqedonas Bujar Osmani.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..