Gjykata e Qytetit të Sofjes nuk mori parasysh kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Qytetit të Sofjes për miratimin e bastisjeve dhe konfiskimeve në shtëpitë e Bojko Borisov, Sevdelina Arnaudova dhe Vlladislav Goranov të enjten e kaluar. Sipas Gjykatës, veprimet për të cilat duhet të ushtrohet kontrolli gjyqësor janë të paligjshme sepse janë kryer në mungesë të urgjencës dhe nga një organ hetimor jokompetent. “Përderisa në procedurën aktuale prokurori fillimisht ka pranuar se veprimet e kryera kanë qenë të meta, kërkesa e tij është e papranueshme”, ka shkruar në aktvendimin e saj gjyqtarja Vera Çoçkova.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..