Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha, se bisedimet paqësore me Rusinë janë të vështira dhe konfrontuese, por po ecën përpara. Në një tjetër përpjekje për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainas, me dy Presidentët Vlladimir Putin dhe Zelenski bisedoi Presidentin francez Emanjuell Makron. Ndryshimi i pozitës së Kremlinit shihet edhe në deklaratën e zëdhënësit të presidentit Vlladimir Putin. Sipas Dmitrij Peskov, qëllimi i Moskës nuk është më denacifikimi i Ukrainës, por Kievi të pranojë që Krimeja është ruse dhe në Donbas u shfaqën dy shtete të pavarura. Rusia do të përdorte armë bërthamore në kontekstin e konfliktit në Ukrainë vetëm nëse përballet me një “kërcënim ekzistencial”, tha Peskov për CNN International.
Refuzimi i Kremlinit për të përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore u dënua nga Pentagoni. “Forcat bërthamore nuk duhet ta bëjnë këtë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Xhon Kërbi.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..