Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fotoekspozitë në Strasburg do të tregojë fëmijët e “ndryshëm” të Bullgarisë

Ekspozitën do ta shoqërojë një pazar bamirësie i krijuesve bullgarë

7
Foto: Anna Jonçeva

Kultura bullgare si dhe traditat do të jenë në fokusin e një ngjarjeje të posaçme në Strasburg. Në qendrën kulturore Lieu d'Europe Strasbourg më 3 qershor do të prezantohet një fotoekspozitë e madhe nën moton “Fëmijë jo si të tjerët” (Des enfants (pas) comme les autres). Iniciatorët Anna Jonçeva dhe Vanja Todorova për herë të radhës do të tregojnë se që të gjithë fëmijët buzëqeshin në të njëjtën gjuhë.

“Dallimet më tepër ato fizike, nuk janë një pengesë të komunikojmë dhe të buzëqeshim me njeri-tjetrin - është kategorike fotografja Anna Jonçeva. Thjesht duhet të pranojmë se, fëmijët me nevoja të posaçme kanë po kështu ëndrra, mund të buzëqeshin, mund të komunikojnë me të tjerët - ata janë të shkëlqyer dhe ne duhet t’i shikojmë pak më shpesh. Për mua si krijuese dhe autore e projektit fotografik “Fëmijët e ndryshëm të Bullgarisë” është me rëndësi që të tregoj buzëqeshjet e fëmijëve kudo - si në Bullgari ashtu edhe jashtë saj, prandaj ekspozita në Strasburg është edhe një mundësi tjetër që njerëzit të shikojnë sesa të shkëlqyer janë fëmijët tanë kur buzëqeshin. Vendi, ku do të ekspozohen portretet është tepër i bukur dhe tejet komunikativ - gjendet tamam përballë Këshillit të Evropës dhe shpresojmë që shumë njerëz të na vizitojnë.”

Vetëm për 3 vjet iniciativa e përbashkët e Annës dhe Valjës “Të njihemi” boton  një libër fotografik falas si dhe kalendar me pjesëmarrjen e një prej klubeve të motoçiklistëve në Bullgari, organizon ngjarje, pazare të bamirësisë dhe punëtori, mbledh fonde dhe instalon më shumë se 17 kolovajza-peshore të përshtatura për fëmijët në karrige me rrota.

Për ekspozitën e ardhshme bashkësia bullgare në Strasburg, e cila është organizatore e ngjarjes ofron mundësinë unike që t’i tregojmë botës bukurinë e traditave dhe kulturën e Bullgarisë.

“U drejtohemi me lutje krijuesve, të cilët punojnë gjëra specifike për Bullgarinë, deri më 15 prill të na dërgojnë krijime të tyre, që të tregojmë mënyrën tonë të jetesës, krijimtarinë, se për çfarë shquhet dhe është e pasur Bullgaria. Tanimë morëm gjëra shumë të bukura për pazarin e ardhshëm. Shpresoj të kemi një ngjarje shumë të bukur me buzëqeshje të shumta dhe shumë shokë të rinj dhe njohje të reja” - thotë Anna Jonçeva.

Të mirëseardhur janë dhe të gjitha familjet e fëmijëve me nevoja të posaçme, të cilët duan që të tregojnë historitë e veta dhe të bëjnë fotografi për projektin. Kurse me fondet e mbledhura nga ekspozita e bamirësisë në Strasburg do të realizohet ëndrra e fëmijëve të tjerë të tillë në Bullgari të mund të buzëqeshin dhe të dëfrejnë bashkë me vërsnikët e vet të tjerë:

“Paratë, me dëshirë të organizatorëve, do të shkojnë për blerjen e një kolovajza-peshore të kombinuar, e cila është e përshtatur për fëmijët në karroca invalidi - sqaron Anna Jonçeva. Po kështu, me dëshirë të tyre ajo do të montohet në qytetin Bllagoevgrad, në sheshin qendror të fëmijëve, në mënyrë që të mund të ketë një vend ku të gjithë fëmijët mund të luajnë së bashku.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Anna Jonçeva, Lora Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Studiues nga 14 vende diskutojnë trashëgiminë e misioneve të krishtera në Mesjetë

Nga 21 deri më 24 maj - në ditët para festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgarеdhe të letralitetit sllav ,  në Sofje do të mbahet një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Misionet e krishtera..

botuar më 25-05-21 5.05.PD

Pasuria e bullgarëve ka arritur një vlerë historikisht të lartë

Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). Mesatarisht, sipas një studimi nga Klubi i Ekspertëve për Ekonominë dhe Politikën,..

botuar më 25-05-20 1.49.MD

Ekaterina Kvaratskhelia nga Gjeorgjia: Paqja është një bekim që nuk duhet ta marrim si të mirëqenë

Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..

botuar më 25-05-18 9.00.PD