Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë, por ka rreziqe

Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov
Foto: BGNES

Para pjesëmarrjes në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit Popullor, Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov siguroi edhe një herë se nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Bullgarisë për shkak të luftës në Ukrainë. Megjithatë, Ministri Zakov vuri në dukje se ka rreziqe dhe se Bullgaria duhet të marrë të gjitha masat që të mbrohet mirë.

Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska deklaroi se vala e refugjatëve do të rritet, pasi më shumë se 10 milionë njerëz janë shpërndarë brenda Ukrainës dhe në çdo një moment mund të vendosin të evakuohen. Në këtë fazë, në nivel të Këshillit të Ministrave, po diskutohen kryesisht aktivitetet humanitare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD

Ministri i Drejtësisë i paraqiti BE-së progresin në reformat gjyqësore

Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..

botuar më 25-10-17 10.27.PD

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e një ure mbi Danub në Silistra - Călăraşi

Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..

botuar më 25-10-17 9.31.PD