Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në vendin tonë hyrën 125 500 shtetas ukrainas. Prej tyre 58 000 ukrainas mbeten në territorin tonë. Kjo është me 2500 refugjatë më shumë se sa një ditë më parë. 16 220 persona morën mbrojtje të përkohshme, dhe pothuajse 40 000 janë të akomoduar në hotele dhe baza hoteliere, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit “Bullgaria për Ukrainën”.
Një raund i ri bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë për t'i dhënë fund luftës do të zhvillohet në Stamboll midis 28 dhe 30 marsit. Kievi është i gatshëm të negociojë neutralitetin me Rusinë, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për mediat opozitare ruse. Zelenski tha se me luftën Rusia ka asgjësuar qytetet rusishtfolëse në Ukrainë.
"Garancia e sigurisë dhe neutralitetit, statusi pa armë bërthamore - ne jemi të gatshëm të flasim për këtë," tha Zelenski për qëndrimin e Ukrainës, duke shtuar se ata janë të gatshëm të njohin rusishten si gjuhë zyrtare në Ukrainë.
Zjarre të reja kanë shpërthyer pranë termocentralit bërthamor të okupuar Çernobil, thanë autoritetet ukrainase. Ata bënë thirrje për "çmilitarizimin" e sektorit nën kujdesin e OKB-së për të kontrolluar zjarrin.
Ushtria ukrainase ka zmbrapsur 5 sulme në rajonet Doneck dhe Lugansk. Për shkak të humbjeve të mëdha, Rusia ka tërhequr dy grupe taktike batalionesh nga rajoni i Kievit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Në qendër të Sofjes u mbajt një maratonë rock 4-orëshe "Ne jemi me ju" në mbështetje të Ukrainës. Mijëra bullgarë me flamuj ukrainas marshuan në Sheshin e Pavarësisë dhe në zonën përreth.
Manifestimet e solidaritetit për Ukrainën po vazhdojnë në Sofje. Më 28 mars është organizuar një koncert bamirës "Së bashku për Ukrainën" nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..