"Çanta e shpinës digjitale - Bullgaria ime" për nxënësit bullgarë jashtë vendit është pothuajse "e mbushur", kjo u raportua në një takim në shkollën bullgare "Nikolla Vapcarov" në Nikozi të Qipros.
Projekti, i bashkëfinancuar nga programi evropian Erasmus +, do të jetë gati deri në maj të vitit 2022, tha për BNR Doc. Angelina Markovska, koordinatore e projektit në Universitetin e Veliko Tërnovos. Partnerët janë Bashkimi i Bullgarëve në Qipro dhe Shoqata Kulturore Greko-Bullgare “Paisij Hilendarski” bashkë me shkollat e fundjavës në Nikozi dhe Athinë.
Ata po zhvillojnë një platformë elektronike arsimore me akses falas. Manualët interaktivë për gjuhën dhe letërsinë, gjeografinë dhe historinë bullgare do të përdoren nga shkollat bullgare jashtë vendit për mësim në distancë. Modeli mund të përshtatet me sistemet arsimore të çdo vendi të BE-së.Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..