Ministria e Financave pagoi më shumë se 1.376 miliardë euro borxh, theksohet në një njoftim të ministrisë për shtypin. Kështu, në fund të marsit të këtij viti, totali i borxhit të vendit tonë u ul në 15 miliardë e 214 milionë euro. Shuma më e madhe - 1.275 miliardë euro - është në eurobono shtatëvjeçare. Ajo përfshin vlerën nominale dhe interesin. Emisioni ishte një nga tre që Bullgaria nxori në tregjet e jashtme në vitin 2015. Në dy emetimet e tjera - përkatësisht 12-vjeçare dhe 20-vjeçare, u shlye kamata e rregullt për gjithsej mbi 54 milionë euro. Rreth 47 milionë euro të tjera u paguan si interes për obligacionet e emetuara një vit më vonë. Kështu, me të gjitha pagesat e bëra, borxhi shtetëror u zvogëlua me 748 milionë euro dhe krahasuar me fundin e vitit të kaluar u vu re një ulje e raportit të borxhit ndaj nivelit të parashikuar të produktit të brendshëm bruto nga 23.5 për qind në 20.8 për qind.
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..