Mbrëmë në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” në Sofje u mbajt koncerti bamirës “Së bashku për Ukrainën” në mbështetje të viktimave të luftës. Organizatorë të veprimtarisë ishin Radioja Kombëtare Bullgare, Televizioni Kombëtar Bullgar dhe TeatriPopullor dhe kujdestari i saj - Presidenti Rumen Radev.
Fondet e mbledhura do t’i dhurohen Kryqit të Kuq të Bullgarisë (BÇK), tha drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev. “Në këtë mënyrë do të përpiqemi të promovojmë llogaritë e donacioneve të Kryqit të Kuq Bullgar. Kauza është e rëndësishme, rezultati është i rëndësishëm - për të ndihmuar në mbledhjen e më shumë fondeve”, shtoi ai.
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..