Qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë. Të dy vendet janë duke punuar së bashku, ka një dialog të përmirësuar dhe një dëshirë reale për të arritur rezultate dhe për të pastruar tensionet e akumuluara, tha shefja e kabinetit Lena Borisllavova.
Në Parlament u zhvillua një takim i liderëve të shumicës në pushtet për integrimin evropian të Shkupit. Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike” tha se nuk janë diskutuar afate për heqjen e vetos së Bullgarisë mbi fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Ivanov përkujtoi se Sofja ka një qëndrim kornizë të miratuar nga të gjitha partitë në Legjislaturën e 44-të Kuvendit Popullor. Partia Socialiste Bullgare (BSP) gjithashtu deklaroi se kanë qëndrim të qartë për këtë temë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..