Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria e Kirill Petkovit – 100 ditë në "stuhinë e përsosur"

Përvan Simeonov: Pas euforisë fillestare, jemi dëshmitarë të një procesi të “uljes së ashpër”

Foto: BGNES

Kaluan 100 ditët e para të qeverisjes së koalicionit të katërfishtë mes "Po e vazhdojmë ndryshimin", "Ka një popull të tillë" (ITN), Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Bullgarisë Demokratike”. Tërë kjo periudhë ishte plot turbullira të shkaktuara nga kriza të ndryshme, si lufta në Ukrainë dhe fluksi i refugjatëve në vendin tonë, rritja serioze e çmimeve të karburanteve dhe energjisë elektrike, rritja e çmimeve të mallrave të nevojës së parë në rrjetin e dyqaneve. Nëse kësaj i shtojmë edhe problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia, do t'i përgjigjemi pyetjes se pse tema nuk ishte në ballë të agjendës publike. Megjithatë, krizat me të cilat përballet qeveria nga nëntori e deri më tani, padyshim janë më sfidueset se ato me të cilat janë ndeshur të gjitha qeveritë gjatë 21 viteve të fundit.

Përvan Simeonov

“Pritej një krizë politike dhe shëndetësore, por në fakt del se ndjenja e krizës politike mund të përballet - tha sociologu Përvan Simeonov në një intervistë për Radio Bullgarinë - Ndjenja e krizës shëndetësore kaloi, por jemi në një situatë lufte dhe inflacioni. Prandaj, qeveria duhet të zgjidhë një problemë shumë të vështirë. Unë po ndjek të dhënat e opinionit publik. Disa parametra prej tyre janë me rëndësi të madhe. Njerëzit nuk duan zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri të re. Po vëzhgojmë proceset normale të erozionit, karakteristike për çdo një qeverisje tjetër. Ajo që ne po shohim është një proces i “uljes së vështirë”. Gjithmonë pas fitores vjen euforia dhe pas kësaj ka një ulje. Disa kolegë e konsiderojnë këtë si dështim, por për mendimin tim kjo është ulje.”

Sipas politologut Svetosllav Malinov, duhet ta vlerësojmë qeverinë sipas aftësisë së saj për t'u përballur me krizat e njëpasnjëshme, dhe jo sipas përmbushjeve të angazhimeve parazgjedhore.

Svetosllav Malinov

Qeveria përballet pjesërisht me disa gjëra, me disa të tjera mjaft mirë, ka dhe të tilla, të cilat i hedh poshtë plotësisht. Mund të them se ata e përballuan krizën e Covid-19. Kur e morën detyrën 100 ditë më parë, ky ishte problemi kryesor dhe të gjithë ëndërronin të ishin në situatën në të cilën jemi tani - një numër në rënie i rasteve të reja, më pak persona të infektuar që vendosen në spital. Në lidhje me Ukrainën, nuk ka nevojë për një demonstrim, por për një bindje të sinqertë se duhet të veprojmë si aleatë dhe të mos hezitojmë të themi se jemi të detyruar ta bëjmë pikërisht këtë. Aktualisht jemi në një situatë ku jemi një anëtar i Bashkimit Evropian, i cili dënohet drejtpërdrejt si një shtet armik i Rusisë, por ne po përpiqemi të gjejmë një pozicion më të butë”, shpjegoi Malinov në një intervistë për BNR.

Një mangësi tjetër e qeverisë është e dukshme - pamundësia e Kryeministrit Kirill Petkov për të imponuar dhe mbrojtur tema të caktuara, dhe për politikën e jashtme - të ndodhë ajo në të cilën ai është i bindur.

“Për momentin Kryeministri nuk duket të jetë një lider në qeveri. Mund të shihet se si Presidenti Rumen Radev dhe BSP e formojnë qëndrimin e qeverisë për Ukrainën” – është i bindur politologu.

Kryetari i Këshillit Strategjik pranë Presidentit Aleksandër Marinov vlerësoi aftësinë e partive për të mbajtur koalicionin e katërfishtë të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha funksional. Megjithatë, ai kritikoi aktivitetet lidhur me një nga prioritetet e tij kryesore - tolerancën zero për korrupsionin dhe luftën kundër tij, si dhe aksionin në të cilin u arrestuan lideri i GERB-it Bojko Borisov, ish-ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe PR-ja e partisë Sevdelina Arnaudova.

Aleksandër Marinov

“Është më e rëndësishme të eliminohen shkaqet sistematike të korrupsionit. Ky eliminim nuk është gjithmonë i lidhur me drejtësinë penale. Natyrisht, kur bëhet fjalë për akuza konkrete, ato duhet të përgatiten në mënyrë shumë bindëse - tha Marinov.

Sociologu Përvan Simeonov konsideron si avantazhe në situatën aktuale të krizës formatin e koalicionit të qeverisjes, si dhe buxhetin e miratuar të shtetit, i cili e lejon qeverinë të shpenzojë. Sidoqoftë, një lidhje e tillë midis së majtës dhe së djathtës mund të jetë një mallkim:

“Siç shihet, në kohë lufte ka tension në boshtin Perëndim-Lindje. Pikërisht kjo i klasifikon partitë si të majta dhe të djathta. Dhe në koalicionin mes tyre ka mundësi të kesh një këmbë perëndimore dhe një lindore në momentet kur duhet të balancosh. Nga qeveria varet nëse do ta shfrytëzojë këtë shans, apo kjo do të bëhet një problem”, tha në përfundim Përvan Simeonov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD