Në regjistrimin e popullsisë në shtator të vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut, vetëm 3504 persona janë identifikuar si bullgarë, tha Apostol Simovski, drejtor i Institutit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën kohë, vetëm në 15 vitet e fundit, më shumë se 86 000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë marrë pasaporta bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë bullgare të Drejtësisë. Sipas regjistrimit, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 2 097 319 veta - 54% e tyre identifikohen si maqedonas, 30% si shqiptarë, 4% si turq, 2% si romë, 1% si serbë, 1% si boshnjakë dhe 0,5% si vllahë. “Regjistrimi është bërë me sukses dhe profesionalizëm”, tha Apostol Simovski, duke shtuar se të dhënat janë përpunuar në kohë rekord.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..