Bullgaria nuk ka premtuar datë konkrete për heqjen e vetos për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, tha në Bllagoevgrad Kryeministri Kirill Petkov. “Kjo me kalendarin nuk funksionon”, tha ai në lidhje me përmendjen e datës, në mediat maqedonase, për heqjen e vetos bullgare. Megjithatë, kryeministri ishte kategorik se ka progres serioz në dialogun me fqinjin tonë jugperëndimor. Lidhur me regjistrimin në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit bullgarët numërojnë 3504, Kirill Petkov komentoi: “E vetmja mënyrë për të pasur regjistrime reale që do të përfshijnë të gjithë bullgarët në Maqedoninë e Veriut është kur të drejtat e pakicës bullgare do të bëhen pjesë e të drejtave kolektive të Kushtetutës.”
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..