Më 1 prill, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të mbajë një koncert në sallën “Bëllgaria”. Programi përfshin vepra të kompozitorëve Igor Stravinski, Marin Goleminov dhe Eduard Elgar. Në Koncertin për Violonçel dhe Orkestër solist do të jetë Xhongheon Nam - fitues i konkursit të parë ndërkombëtar “Allegra” në qytetin Ruse në vitin 2021. Pjesë e çmimit të tij është ftesa e maestros Mark Kadin – Kryedirigjent i Orkestrës Simfonike të BNR-së dhe anëtar i jurisë prestigjioze.
Dirigjente e ftuar është Deljana Llazarova. Pasi u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Vallëzimit “Dobrin Petkov” me violinë, ajo vazhdoi në Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e pedagogut të njohur të violinës, Kevork Mardirosjan. Mësoi edhe drejtim. Ajo pati mundësinë të studiojë me dirigjentë të mëdhenj si Bernard Heitink dha Paavo Jarvi. Për një periudhë jetonte në Cyrih, ku vazhdoi mësimin në klasën e maestros Johanes Shlefli. Aktualisht bullgarja punon edhe si asistente e Kristian Maçellaru në Orkestrën Kombëtare të Francës. Deljana po krijon një karrierë të suksesshme jashtë shtetit. Në skenën amtare më 1 prill do të debutojë si dirigjente.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaOrkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia Perëndimore), e rritur në Krimenë ukrainase dhe pasi ka jetuar më shumë se 10 vjet në Moskë, ku..
Stefan Vëlldobrev ka publikuar një tjetër këngë nga albumi i tij me “Të dyshuarit e zakonshëm” "!Pikëpyetje të çuditshme?". Duke ndjekur emrin e albumit, Stefan nuk pushon së bëri pyetje edhe në titullin e këngës "A pi uthull, a ha limon", dhe vazhdon..
Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse me të njëjtin emër. Edicioni i 21-të i forumit..
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë..