Më 1 prill, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të mbajë një koncert në sallën “Bëllgaria”. Programi përfshin vepra të kompozitorëve Igor Stravinski, Marin Goleminov dhe Eduard Elgar. Në Koncertin për Violonçel dhe Orkestër solist do të jetë Xhongheon Nam - fitues i konkursit të parë ndërkombëtar “Allegra” në qytetin Ruse në vitin 2021. Pjesë e çmimit të tij është ftesa e maestros Mark Kadin – Kryedirigjent i Orkestrës Simfonike të BNR-së dhe anëtar i jurisë prestigjioze.
Dirigjente e ftuar është Deljana Llazarova. Pasi u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Vallëzimit “Dobrin Petkov” me violinë, ajo vazhdoi në Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e pedagogut të njohur të violinës, Kevork Mardirosjan. Mësoi edhe drejtim. Ajo pati mundësinë të studiojë me dirigjentë të mëdhenj si Bernard Heitink dha Paavo Jarvi. Për një periudhë jetonte në Cyrih, ku vazhdoi mësimin në klasën e maestros Johanes Shlefli. Aktualisht bullgarja punon edhe si asistente e Kristian Maçellaru në Orkestrën Kombëtare të Francës. Deljana po krijon një karrierë të suksesshme jashtë shtetit. Në skenën amtare më 1 prill do të debutojë si dirigjente.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNë vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..
Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë..
Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje". Edicioni i..