Shumica e bullgarëve duan që Bullgaria të mbetet neutrale në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e tregon një anketimi i Market Linksi porositur nga bTV. 67 për qind e të anketuarve janë për neutralitet. 16 për qind besojnë se Bullgaria duhet të mbështesë në mënyrë aktive Ukrainën, duke përfshirë edhe armët.
Këshilli për Mbrojtjen i koalicionit katërpalësh qeverisës në Bullgari do të diskutojë propozimin e “Bullgarisë Demokratike” për ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Me kërkesën personale të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz drejtuar Presidentit rus Vlladimir Putin, Rusia do të hapë një korridor humanitar nga Mariupoll deri në Zaporozhie. Kievi po dërgon dhjetëra autobusë në këtë qytetin në një përpjekje të re për të evakuuar civilët dhe për të ofruar ndihma humanitare.
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski njoftoi se situata ushtarake në pjesën jugore të vendit dhe në Donbas mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe se shumë beteja janë përpara.
Më 1 prill, bisedimet ruso-ukrainase për përfundimin e armiqësive duhet të rifillojnë online.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..