Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta në Ukrainë uli parashikimet e BERZH për Bullgarinë

Foto: arkiv

Për shkak të luftës në Ukrainë Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (BERZH) uli me 1.6 pikë parashikimin e rritjes së ekonomisë bullgare për vitin 2022. Banka pret që Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë të rritet me 2.8 për qind kundrejt një parashikimi të mëparshëm rritjeje prej 4.4 për qind. Përshpejtimi me 3.6 për qind pritet në vitin 2023, por norma e rritjes prej 4.2 për qind në vitin 2021 nuk ​​do të arrihet.

Si problemet kryesore me të cilat përballet Bullgaria nga lufta, BERZH rendit çmimet e energjisë, çmimet e ushqimeve, shtrëngimin e politikës monetare dhe krizën në turizëm.

Investimet e huaja direkte mund të ngadalësohen në vendet afër Ukrainës, si Bullgaria dhe Rumania, veçanërisht në kontekstin e militarizimit të Detit të Zi, shtohet në raport.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD