Vetëm një muaj e gjysmë më parë, pritshmëria e analistëve kryesorë në bursat botërore të mallrave ishin për një rritjetë eksportit të vajit të lulediellit nga vendet e rajonit të Detit të Zi me mbi 2 milionë tonë, që do të arrijë në 13.5 milionë tonë. Por, tani pyetja është sesa do të humbasim për shkak të konfliktit në Ukrainë - thonë ekspertët. Ata janë kategorik se kompensimi i deficitit nëpërmjet shtimit të sasive shtesë të vajrave alternative do të jetë një sfidë e vërtetë për tregun, i cili ndeshet me një propozim të kufizuar akoma përpara ngjarjeve në Ukrainë.
“Kërkimi në botë është i madh, kurse Bullgaria është një prodhuese e madhe e lulediellit, një përpunuese e fuqishme, ne kemi një sektor të zhvilluar jashtëzakonisht mirë dhe në praktikë kemi sasi vaji me të cilat të përmbytim vendin. Por, gjatë një tregu të lirë, gjatë eksportit, formohen dhe ka variacion me çmimet”- sqaroi përpara disa ditëve në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare-Varna, Valentin Ivanov, Kryetar i Komisionit Shtetëror për Bursat dhe Tregjet e Mallrave. Dhe pavarësisht nga fakti se në vendin tonë ka sasi të mjaftueshme të farës së lulediellit për prodhimin e vajit për këtë vit si dhe për vitin e ardhshëm, kërkimi u rrit, njerëzit u nisën të blejnë në masë, kurse kjo menjëherë ndikoi mbi çmimin, i cili arriti maja të papara prej 7 levave për një litër. Prandaj përpara një jave Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Ekonomisë Kornelija Ninova u bëri thirrje qytetarëve bullgarë të mos blejnë rezerva vaji, sepse në këtë mënyrë dëmtojnë veten si konsumatorë. “Ky është një tension i krijuar në mënyrë artificiale. Në mënyrë të fortë dhe kategorike kemi vendosur që shteti të luftojë me spekulimet”, njoftoi Ninova.
“Kemi një çmim mesatar me shumicë prej 4,70 leva për një litër vaj, nëpër dyqane shitet midis 5 dhe 7 leva. Në këtë moment nuk nevojitet një ndërprerje ose kufizim të eksportit, por nëse duhet të garantohen interesat e shoqërisë, mbase do të shfrytëzohen masave të tilla”- saktësoi kryetari i Komisionit Shtetëror për Bursat dhe Tregjet e Mallrave Valentin Ivanov:
“Aktualisht kemi një treg normal të vajit. Në këtë mjedis të fuqishëm konkurrues, kërkesa mbetet prapa ofertës. Në fakt, edhe nëse dëshironi, nuk mund të shisni me limite të mëdha për shkak të paaftësisë paguese të konsumatorëve. Ka tregtarë, të cilët mundohen të shesin me çmime maksimumi, por në fund të fundit kjo nuk rastis. Kjo është arsyeja pse ne po shohim nivele të tilla çmimesh edhe me këtë çmim të lulediellit - kryesisht për shkak të pritjes se do të ketë shumë më pak luledielli vitin e ardhshëm, sepse çfarëdo që të ndodhë me luftën në Ukrainë, ne nuk do të kemi një korrje pranverore prej andej, por dhe nuk dihet asgjë dhe për sjelljen e Rusisë, sepse dhe ajo është një prodhues shumë i madh -më i madhi i drithërave dhe një nga më të mëdhenjtë i lulediellit. Çdo gjë varet nga lufta. Nëse supozojmë se ajo do të përfundojë deri më 1 muaj, në shtator do të mund të vërejmë tendenca krejtësisht të ndryshme në tregun e drithërave dhe të lulediellit. Situata është e paparashikuar dhe nuk duhet të bëhen prognoza të përshpejtuara.”
Ajo që rastisi me çmimet e vajit nëpër dyqanet në Bullgari, i përngjan shumë asaj që rastisi me çmimin e djathit në fillim të krizës gjatë vitit 2020, komenton rektori i Universitetit Teknik në qytetin Varna Evgeni Stoimenov. Sipas tij lidhja është në dëshirën për një rritje spekulative të çmimeve, të fshehur nën argumentin për rritjen e kostove të lëndëve të para.
“Problemi me djathin u zgjidh në kuadrin e pothuajse një dite, duke liruar një pjesë të rezervës shtetërore, u rinovua rezerva e shtetit, duke u blerë një produkt i ri me çmim dy herë më të ulët dhe rruga e spekulimeve u bllokua.”
Përpiloi: Gjergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..