Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Argjentina po përgatisin marrëveshje të reja për bashkëpunim

Dy qytete bullgare dhe dy argjentinase do të vëllazërohen

Foto: arkiv

Periudha e viteve 2021-2022 është e rëndësishme për Bullgarinë dhe Argjentinën, sepse shënon 90 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve, vuri në dukje Ambasadori i Argjentinës tek ne Shkëlqesia e Tij Allfredo Atanasov. Përpara ditëve të numëruara ai organizoi takim me miq të të dyja shteteve, në të cilin rikujtoi lidhjet tradicionalisht të mira, por u shënuan dhe drejtimet e reja në zhvillimin e tyre.

Bullgaria dhe Argjentina kanë firmosur 15 marrëveshje për bashkëpunim në sfera të ndryshme - midis dhomave tregtare të të dyja vendeve, në fushat e mbrojtjes, turizmit dhe sportit, për një inkurajim të përbashkët të investimeve në fushën e kulturës, arsimit dhe teknologjive, marrëveshje për një përdorim paqësor të energjisë bërthamore e të tjera. Një rol të rëndësishëm luajnë marrëveshjet vepruese në Bullgari ndërmjet Tregut të Përbashkët të Amerikës së Jugut MERCOSUR, në të cilin anëtarësojnë Argjentina dhe Bashkimi Evropian. Në sfondin e luftës në Ukrainë dhe  mungesa e pritur e ushqimeve, Argjentina mund të rrisë eksportet e ushqimeve për në BE, tha ambasadori Atanasov.

Ai vuri në dukje se po përgatisin marrëveshje të reja për bashkëpunim në bujqësi, për të ndihmuar biznesin e vogël dhe të mesëm, për një sigurim social, për njohjen e gradave shkencore. Më 7 shkurt sivjet në Sofje u rinovua gjithashtu dhe marrëveshja mbi bashkëpunimin  dhe punën e përbashkët midis ekspeditave në Antarktidë të të dy vendeve.

Dy qytete bullgare dhe dy qytete argjentinase po vëllazërohen

Allfredo Atanasov

“Më 5 prill u nënshkrua marrëveshja e binjakëzimit mes qytetit  Rakovski dhe qytetit të Luhanit në Argjentinë - tha ambasadori Atanasov.Të dy qytetet binjakëzohen sepse ka shumë tema që i bashkojnë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, por edhe fesë. Në qytetin Rakovski gjendet bashkësia më e shumtë në numër katolike në Bullgari. Shumë shpejt do të nënshkruajmë edhe një marrëveshje tjetër për binjakëzim midis qytetit bullgar Ruse dhe Beriso në Argjentinë. Këto janë dy qytete, të vendosura në brigje të lumenjve dhe ka shumë çështje, mbi të cilat  të këmbejnë përvojë. Në Beriso ka një bashkësi të madhe bullgare. Gjyshi im, për shembull ka jetuar në Beriso pasi ka emigruar nga Bullgaria. Bullgarët aty me të vërtetë janë shumë të denjë.”

Kontributi i diasporës së madhe bullgare në Argjentinë në marrëdhëniet mes dy vendeve

“Ekzistenca e një numri kaq të madh marrëveshjesh mes Argjentinës dhe Bullgarisë tregon nivelin e lidhjes mes dy vendeve. Duhet të pyesim veten pse Argjentina ishte ndër vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me Bullgarinë 90 vjet më parë. Mendoj se, një rol të madh në përparimin në këtë drejtim kanë bullgarët e emigruar në Argjentinë, të cilët kanë krijuar grupe, bashkësi dhe shoqata që vazhdojnë të jenë shumë aktive edhe sot. Shumë nga këta bullgarë janë nga brezi i tretë ose i katërt, por i mirëmbajnë lidhjet dhe kujtimet e lidhura me Bullgarinë”- vuri në dukje ambasadori Allfredo Atanasov përpara Radio Bullgarisë.

Ai përmendi konkursin Mbretëresha e Emigrantëve, organizuar në Argjentinë, e cila këtë vit u fitua nga një bullgare - Florencia Lopez Albaran Koçef. Kjo mbretëreshë bukurie do të ketë për detyrë të udhëtojë nëpër Argjentinë dhe të tregojë për kulturën, historinë dhe traditat e atdheut të saj, Bullgarisë.

Florencia Lopez Albaran Koçef

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, Mari Kanalian, berisso.gob.ar



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova bëri thirrje për lehtësimin e pranimit të studentëve nga diaspora

Një takim i zgjeruar i Këshillit të Rektorëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë u mbajt më 5 qershor në Burgas, bënë të ditur sot nga këshilli në një njoftim për shtyp. Ndër të pranishmit në takim ishte edhe drejtoresha ekzekutive e Agjencisë..

botuar më 25-06-06 12.04.MD
Xhamia Tombull në Shumen

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin

Filloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi..

botuar më 25-06-06 10.23.PD

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..

botuar më 25-06-06 9.18.PD