Përkrahës të Partisë “Vëzrazhdane” (Ringjallja) u mblodhën para parlamentit për të protestuar kundër qeverisë. Ata bëjnë thirrje që Bullgaria të qëndrojë neutrale ndaj luftës në Ukrainë. Ata ngritën shenjën e agresionit rus në Ukrainë me shkronjën Z dhe postera me apele “Neutralitet. Paqe në Bullgari dhe në botë”, “JO luftës”, “Jo bazave amerikane në Bullgari”. Lideri i Partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov tha, se protesta nuk do të jetë një herë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..