726 janë rastet e reja të Covid në vend në 24 orët e fundit. Mbi 2/3 e të infektuarve nuk janë të vaksinuar. 7 për qind nga 10 356 testet e kryera janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve të regjistruar aktiv ulet me 683 deri në 171 639. Në spitale u pranuan 115 të infektuar. Prej tyre 77.4 për qind nuk janë të imunizuar kundër koronavirusit.
Pacientët e shtruar në spitale ulen me 87 deri në 1373 veta. Në repartet intensive trajtohen 165 të infektuar me Covid.
Në 24 orët e fundit vdiqën 19 veta me Covid të konfirmuar. 16 prej të vdekurve nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 1290 veta.
Të mërkurën u dhanë 1748 vaksina. Numri i të vaksinuarve arriti 2 051 667 veta.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..