As këshilli i koalicionit udhëheqës, as Këshilli i Ministrave, as Këshilli i Kryetarëve në Kuvendin Popullor nuk diskutuan dhe vendosën për dëbimin e ambasadorit rus, shkroi në Facebook Zëvendëskryeministrja dhe liderja e BSP, Kornelija Ninova. Deklarata vjen pasi Zëvendëskryeministri Asen Vssilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” tha se qeveria po diskuton nëse do ta shpallë ambasadorin rus person non grata.
Gjithashtu në Facebook, Sllavi Trifonov, kryetar i “Ka një popull të tillë”, shprehu pakënaqësinë që po shkelen marrëveshjet e koalicionit qeverisës për integrimin evropian të Shkupit.
“Kryeministri Kirill Petkov vazhdimisht përpiqet ta anashkalojë këtë marrëveshje dhe të heqë veton e Bullgarisë pa asnjë kusht. Ai dëshiron të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut deri në fund të qershorit, pa asnjë garanci ligjore për respektimin e të drejtave të bullgarëve në këtë vend”, shkruan Trifonov.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..