Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

E shtunë e ngrohtë dhe ndryshim moti të dielën

Foto: BGNES

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12 gradë, në Sofje rreth 7 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 27 gradë Celsius. Në kryeqytet termometrat do të tregojnë deri në 22 gradë.

Me diell do të jetë edhe në zonat malore. Pasdite do të mbajë vranësira mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore. Do të fryjë erë mesatare në kreshta deri në të fortë jugperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë 16 gradë, në 2000 metra deri në 9 gradë. Në vendet e larta jashtë pistave ka rrezik për ortekë.

Të dielën pritet ndryshim i theksuar i motit, ulje të temperaturave dhe reshje në të gjithë vendin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 gushtin 2025

Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Vranësira më të dukshme priten mbi rajonet jugore, ku në disa zona të izoluara janë të mundshme reshje të lehta. Të premten , në shumicën e rajoneve moti do të..

botuar më 25-08-14 7.35.MD

Gjashtë shtete evropiane ndihmojnë Bullgarinë në luftën kundër zjarreve

Gjatë javës, Greqia, Spanja, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së për t’u ndihmuar në përballimin e zjarreve pyjore, shumë prej të cilave po ndodhin njëkohësisht në mbarë Evropën, njoftoi Komisioni..

botuar më 25-08-14 6.48.MD

Një konsorcium turko-azer është favorit për biznesin e "Lukoil" në Bullgari

Një konsorcium mes kompanisë shtetërore azere Socar dhe grupit privat turk Cengiz Holding është kandidati i preferuar për blerjen e biznesit të kompanisë ruse "Lukoil" në Bullgari, njofton "Dnevnik", duke iu referuar burimeve të gazetës "Kapital"...

botuar më 25-08-14 5.33.MD