Plani bullgar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë u miratua përfundimisht nga Brukseli, njoftoi Kryeministri Kirill Petkov, duke e caktuar si “një plan shumë i mirë dhe punues” që do të kontribuojë për garantimin e sigurisë energjetike të vendit. Theks në dokument janë synimet për të vazhduar punën e kapaciteteve në Pellgun Marica, të cilat shfrytëzojnë si lëndë e parë qymyrguri linjit që nxirret në rajon, si dhe investime në burime ripërtëritëse energjetike, energji gjeotermale etj. Pritet rritja e mjeteve të parashikuara për inovacione në biznes, me prioritet në sferën e prodhimeve që sapo fillojnë. Kryeministri theksoi, se çështja për shtetin ligjor u vu në piedestal duke parashikuar “një mekanizëm, i cili forcon kontrollin mbi prokurorin e përgjithshëm – një gjyqtar që do të marrë përkohësisht rolin e prokurorit hetues dhe pas kësaj prapë do të rikthehet si gjyqtar në mënyrë që të mos ketë konflikt interesi”. Transporti hekurudhor gjithashtu do të avancojë “me 62 trena të rinj dhe hekurudha të reja urbane”.
Cili do të jetë efekti real i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në ekonominë bullgare dhe a do të jetë ai një nxitje për të tërhequr investime të huaja direkte në vendin tonë,analizon në një intervistë për Radio Bullgarinë ekonomisti Stojan Pançev:
“Mendoj se Plani nuk do të ketë një efekt të veçantë ekonomik, nëse e shohim ekonomin si një e tëra. Historia ekonomike tregon, se fonde të tilla evropiane nuk mund të jenë faktori kryesor në zhvillimin e një ekonomie dhe nuk mund të provokojnë një valë interesi investitorësh. Kjo është sidomos aktuale në kontekstin e tanishëm. Dihet për problemet e inflacionit si në Bullgari, ashtu edhe në botën perëndimore dhe në vendet e eurozonës në tërësi, të cilët janë partneri ynë kryesor tregtarë – theksoi ekonomisti. – Duken edhe sinjalet e para për një recesion të mundshëm, gjë e cila kthehet në një problem kryesor për ekonominë. Nëse duan të ndalojnë inflacionin, bankat qendrore do të duhet të shkaktojnë një formë recesioni. Në këtë kontekst 13 miliardë levat e përmendura të ndara në periudha nga disa vite nuk ka sesi të kenë ndonjë efekt të madh mbi atë që ka për t’u ndodhur gjatë kësaj kohe.”
Përsa i përket reformave të domosdoshme me qëllim shpenzimin më efektiv të fondeve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, ekonomisti është skeptik, se pushtetarët do të do të jenë në gjendje t’i zbatojnë ato plotësisht.
“Mjerisht qeveria e tanishme tregon, se nuk arrin të realizojë disa prej prioriteteve të veta. Akoma mungon një avancim serioz në kapitullin “Djretësi”, edhe pse presim Prokuroria e Specializuar të shfuqizohet. Akoma nuk mund të zgjidhen udhëheqës të organeve dhe rregullatorëve kryesorë shtetërorë. Vonesa ka edhe në formimin e ministrive të digjitalizimit dhe inovacionit. Pamundësia për të gjetur dhe vendosur njerëz që mund të punojnë, si dhe përditësimi i ardhshëm i buxhetit, ndalojnë çdo mundësi reformash.”
Inflacioni i lartë në Eurozonë, si dhe pasiguria e kontinentit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, duhet të shërbejnë si dritë e kuqe për pushtetarët në lidhje me prioritetin e tyre të deklaruar që Bullgaria të adoptojë monedhën evropiane - mendon ekonomisti.
“Gjithashtu, sipas llogaritjeve të mia të përafërta, Bullgaria aktualisht nuk i plotëson kriteret e inflacionit. Ende mungon një analizë e Bankës Popullore Bullgare për përfitimet dhe negativet e anëtarësimit eventual të vendit tonë në eurozonë. Fatkeqësisht, shumë shpesh çështje të tilla politizohen, në vend që t'i nënshtrohen diskutimeve serioze të ekspertëve. Nuk mund të qetësohemi thjesht se po bëhemi pjesë e “rrethit të të pasurve” pa marrë parasysh pasojat reale për vendin nga zëvendësimi i levës me euron.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, BGNES, nextgeneration.bg
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...