Ka një problem në komunikimin me shtetin, i cili nuk është e qartë se prej çfarë është krijuar, por duket shumë shqetësues. Kështu, organizata e degës së prodhimtarisë së shpendëve në Bullgari evidenton problemet e akumuluara ndër vitet në këtë sektor dhe për shkak të mungesës së dialogut është e detyruar të shpallë kërkesat e saj në një protestë, edhe para festave të Pashkëve. Arsyeja janë çmimet e larta të paprecedentë të foragjereve, të cilat e bëjnë të pamundur mbijetesën e fermave të shpendëve.
Gjithashtu, dëmi i shkaktuar nga pandemia në sektor është jashtëzakonisht i rëndë, vitin e kaluar fermerët e shpendëve raportuan mbi 80 milionë leva humbje dhe kjo vetëm nga prodhimi primar bujqësor. Frikësohen se, sivjet dëmet e tyre do të jenë edhe më të mëdha, sepse tani përveç pandemisë, mbivendoset situata e ndërlikuar në Ukrainë. “Duhej që sektori agrar të marrë të paktën 40 milionë leva dhe të përfshihet në Kovid masat, por deri në këtë moment nuk ka një vendim të tillë dhe kërkesat tona nuk merren parasysh. Tanimë jemi pesimist se, shteti do të bëjë diçka”- thotë Daniell Bozhankov, kryetar i Shoqatës së shpendëve industrialë në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare-Bllagoevgrad dhe nënvizon se çmimi shitës është shumë më i ulët se kostoja e prodhimit të tyre.
“Që nga fillimi i vitit 2020, ne nuk jemi të ndihmuar në asnjë lloj mënyre, rreth asnjë lloj Covid mase, pavarësisht se çdo vit ndahet një buxhet serioz për këtë. Ne si industri jemi konsumatorët më të mëdhenj të grurit, misrit, lulediellit. Tani, nëse nuk ngrihen çmimet e prodhuesve, nuk po e kuptoj sesi mund të shpëtojmë. Por, çmimi tek ne është krejtësisht i ndryshëm nga ky tek tregtarët. Tek prodhuesit ai ngrihet shumë ngadalë, për llogari të çmimit të foragjereve, të cilat shënojnë rekorde. Në vargjet tregtare për Pashkë, nuk do të ketë një shtim të madh, sepse çdo gjë është e paracaktuar paraprakisht, por shpresoj që shtimi tek prodhuesit të jetë me rreth 30-40%, që të mund të shpëtojmë në treg në kohë krize”.”
Tanimë afro një vit fermerët e shpendëve nuk gjejnë kuptim nga ana e shtetit. Kanë pritur vendime punuese akoma nga kabineti teknik, por dhe aty nuk kanë hasur asnjë lloj përkrahje. Akoma më i madh ka qenë zhgënjimi i tyre kur kanë arritur deri në njëfarë mirëkuptimi me ministrin e resorit për aktualizime në buxhet, por kanë qenë të dërguar drejt Ministrisë së Financave. Por, që aty i kanë kthyer, me argumentin se, kuotat e tyre për takime me fermerët tashmë kanë shteruar. “Mendojmë se, duruam mjaftë gjatë dhe ky qëndrim ndaj sektorit tonë është i palejueshëm - thotë Daniell Bozhankov. Sipas tij si dhe kolegëve të tij, i gjithë koncepti në bujqësi është i ngatërruar, meqenëse një pjesë e madhe e fondeve shkojnë tek prodhuesit e drithit, dhe kështu është më shumë se 10 vjet.
“Pothuajse të ngjashme janë dhe problemet e fermerëve të derrave, kështu që ne - mbarështuesit duhet të bashkohemi rreth një koncepti të ri, një strategjie të re në industrinë tonë, e cila do të jetë për më shumë se 10 vjet përpara dhe ne si përfaqësues të një industrie të përbashkët ta mbrojmë, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet dhe se kush do të jetë ministri i resorit”.
Për shkak të problemeve urgjente të neglizhuar sistematikisht nga shteti, fermerët e shpendëve dhe mbarështuesit e derrave po përgatiten për protesta dhe mosbindje të përbashkëta. “Ne agrarët asnjëherë nuk kemi qenë ekstremë në qëndrimin tonë ndaj shtetit, por kemi disa ide-protesta do të fillojë në Sofje, por presim, që përsëri të mos t’i marrin me seriozitet problemet tona, prandaj jemi gati të protestojmë për një kohë më të gjatë, nëse nevojitet do të mbyllim dhe ndonjë kufi të shtetit”- kërcënojnë nga Shoqata e shpendëve industriale.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: Pixabay
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme...
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga..