Sot në Luksemburg, në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, vendet anëtare rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha fushat - aftësitë mbrojtëse, ndihma sociale dhe humanitare, pritja e refugjatëve dhe të tjera. Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska i siguroi të pranishmit në forum se Bullgaria vazhdon të mbështesë fuqishëm Ukrainën, pasi deri më tani vendi ynë ka pranuar mbi 70 mijë refugjatë dhe ka ofruar ndihmë humanitare për vendin ukrainas. Sipas Gençovskës, koordinimi me NATO-n është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të forcohet. Ministrja jonë e Jashtme bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë "për izolim të mëtejshëm diplomatik të agresorit rus, si dhe për kundërshtim të fortë ndaj kërcënimeve hibride ruse". Ministrja Gençovska theksoi se pakoja e gjashtë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë do të bëhet fakt në fund të majit, kur do të ketë një takim të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë në Bruksel.
Përveç agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ministrat e jashtëm diskutuan gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor, nismën e Portalit Global të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për Veprime të Jashtme, si dhe situatën në Libi dhe Mali.
Në kuadër të Këshillit, Ministrja Gençovska realizoi takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock.Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..
Sot mbushet 21 vjet nga tragjedisa në lumin Lim në kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku humbën jetën 12 fëmijë bullgarë. Më 4 prill 2004, një grup prej 34 nxënësish dhe 16 të rrituri nga Svishtov po ktheheshin nga një ekskursion në Dubrovnik, kur..
Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..