Sot në Luksemburg, në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, vendet anëtare rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha fushat - aftësitë mbrojtëse, ndihma sociale dhe humanitare, pritja e refugjatëve dhe të tjera. Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska i siguroi të pranishmit në forum se Bullgaria vazhdon të mbështesë fuqishëm Ukrainën, pasi deri më tani vendi ynë ka pranuar mbi 70 mijë refugjatë dhe ka ofruar ndihmë humanitare për vendin ukrainas. Sipas Gençovskës, koordinimi me NATO-n është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të forcohet. Ministrja jonë e Jashtme bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë "për izolim të mëtejshëm diplomatik të agresorit rus, si dhe për kundërshtim të fortë ndaj kërcënimeve hibride ruse". Ministrja Gençovska theksoi se pakoja e gjashtë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë do të bëhet fakt në fund të majit, kur do të ketë një takim të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë në Bruksel.
Përveç agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ministrat e jashtëm diskutuan gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor, nismën e Portalit Global të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për Veprime të Jashtme, si dhe situatën në Libi dhe Mali.
Në kuadër të Këshillit, Ministrja Gençovska realizoi takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..